Aktualitet

Aksident në Maliq, automjeti përplas 13-vjeçarin me biçikletë, niset drejt Traumës

12 Prill 2022, 19:15 Nga DOSJA
Aksident në Maliq, automjeti përplas 13-vjeçarin me

MALIQ- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Orman të Maliqit. Mësohet se një automjet ka përplasur një 13-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë. I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por duke qenë se ka marrë plagë të rënda, i mituri është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shërbim më të specializuar. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme në komisariat.

Njoftimi i Plotë:

Maliq/Informacion paraprak/ Me datë 12.04.2022, rreth orës 20:40, jemi njoftuar se në rrugën e fshatit Orman, Maliq, shtetasi Xh. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne maliq aksident ne maliq

Sondazh

Poll