Aktualitet

Kryemadhi: LSI, superfuqi në zgjedhjet e ardhshme, Tirana është vendi ku …

12 Prill 2022, 17:54 Nga DOSJA
Kryemadhi: LSI, superfuqi në zgjedhjet e ardhshme, Tirana është

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me delegatët e Konventës Kombëtare të LSI-së. Gjatë zhvillimit të takimit Kryemadhi foli për zgjedhjet e 25 prillit dhe ato të pjesshmet të 6 marsit. Për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit, Kryemadhi deklaroi se opozitarizmi u shit te kryeministri Edi Rama dhe se gjitha kauzat e opozitës ju dhanë Ramës nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

Kryemadhi gjithashtu tha se në zgjedhjet e kaluara ata arritën që të kuptonin anët e tyre të dobta si dhe të forta. Ajo ka theksuar se në zgjedhjet e ardhshme lokale LSI-ja do të jetë një superfuqi dhe se përcaktuese për drejtimin e bashkive dhe këshillave bashkiakë. Në fjalën e saj, Kryemadhi po ashtu ka përmëndur edhe insistimin e LSI-së në ndalimin e aferave korruptive të vendit.

Për këtë, ajo u shpreh se Tirana është kthyer në një makineri për të pastruar paratë e pista, duke përcaktuar këtu industrinë e ndërtimit, që sipas saj, po përdoret për të pastruar lekët e krimit. Kryetarja e LSI-së gjithashtu nuk la pa përmendur edhe raportet ndërkombëtare, të cilat nxjerrin Shqipërinë si vendin ku pastrohet paratë e pista.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Kryemadhi: Tirana ‘lavatriçe’ e pastrimit të parave, inceneratori shembulli konkret…

Kryemadhi: Opozitarizmi u shit më 25 prill, të fillojmë përgatitjet për zgjedhjet lokale

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lsi monika kryemadhi lsi monika kryemadhi

Sondazh

Poll