Aktualitet

61-vjeçari vret të fejuarën e djalit në Fier e vetëvaret, kundërshtonte lidhjen e të rinjve

12 Prill 2022, 11:09 Nga DOSJA
61-vjeçari vret të fejuarën e djalit në Fier e

FIER– Xhevahir Hoxha, 61 vjeç, banues në fshatin Vidhisht të Roskovecit në Fier i ka prerë jetën në mes një gruaje të re. Merushe Hazizi, vetëm 30 vjeç, nënë e tre fëmijëve u masakrua me thikë për vdekje nga Hoxha, babai i njeriut me cilin kishte vendosur të bashkëjetonte pas divorcit me bashkëshortin e parë. Por, fakti që Hazizi kishte qenë e martuar dhe të tre fëmijët i kishte me ish-bashkëshortin ishte një problem shumë i madh për familjen Hoxha.

Kjo gjë kishte sjellë konflikte të vazhdueshme mes vjehrrit Xhevahir Hoxha e të resë, deri në pikën që 61-vjeçari ishte betuar për ta vrarë. Dhe këtë premtim e përmbushi sot. Gjatë një konflikti, Hoxha mori thikën dhe masakroi Hazizin për vdekje. Më pas, vendosi të mos përballej me drejtësinë, por të vetëvarej. Ai u gjet i vdekur nga të afërmit, i lidhur me litar në një pemë.

Familjarët e bashkëjetuesit të Hazizit, Fatjon Hoxha që ishte gjithashtu i divorcuar nga gruaja e tij e parë me të cilën kishte edhe një fëmijë, janë shprehur të tronditur nga ngjarja. Konkretisht, halla e tij është shprehur se 61-vjeçari kundërshtonte në mënyrë absolute martesën mes të birin e 30-vjeçares. Ajo shton se Fatjoni e Merushja të rinjtë bashkëjetonin prej dy vitesh e se punonin e ishin njerëz të rregullt. E vetmja gjë që kishin kundër, ishte familja e djalit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vrau nusen e djalit se nuk e donte, 61-vjeçari kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj të birit

E masakroi vjehrri/ Vrasja e 30-vjeçares në Fier, familja hap dyert e mortit

Vë duart në kokë dhe shpërthen në lot, momenti kur djali merr vesh vdekjen e gruas e babait

“Kishte thonjtë e gjatë”, të afërmit flasin për krimin e makabër në Fier

‘I tha djalit të vras, mos e merr nuse’/ Vrasja në Fier, dëshmia e kunatës së 61-vjeçarit

FOTO/ Kjo është 30-vjeçarja që u vra nga vjehrri në Fier, la 3 fëmijë jetim

S’pranonte lidhjen e tyre, si nisi sherri që përfundoi me krimin makabër në Fier (Arsyeja)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret nusen e djalit e veten fatjon hoxha merushe hazizi xhevahir hoxha burri vret nusen e djalit e veten fatjon hoxha merushe hazizi xhevahir hoxha

Sondazh

Poll