Aktualitet

VD-Tentoi të vriste me armë të riun në Kombinat, arrestohet i riu! Gjendet e pistoleta

12 Prill 2022, 16:09 Nga DOSJA
VD-Tentoi të vriste me armë të riun në Kombinat, arrestohet

TIRANË– Arrestohet Emra Korteshi, 28-vjeçari që tentoi të vriste me armë zjarri të riun sot në Kombinat. Sot, në kuadër të operacionit “Speed”, Policia ka bërë me dije se i riu kishte tentuar të vriste për motive të dobëta 35-vjeçarin, Enrid Ismailajn, por fatmirësisht, ky i fundit u ka shpëtuar paq plumbave. Ndërkohë që Policia ishte njoftuar nga banorët e zonës që dëgjuan krismat. Kështu që brenda pak orësh, uniformat blu arrestuan të riun, i cili do të përballet me drejtësinë pasi akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Speed”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, vihet në pranga një 28-vjeçar. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me të cilën 28-vjeçari tentoi të kryente vrasjen. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, një shtetas ka qëlluar me armë zjarri drejt një shtetasi tjetër, dhe më pas është larguar, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Speed”. Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi E. K., ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. I., 35 vjeç, dhe më pas është larguar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHIKO EDHE KËTË:

EMRAT/ Qëllohet me armë zjarri drejt 35-vjeçarit në Kombinat, në kërkim autori

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emra korteshi enrid ismailaj operacioni speed emra korteshi enrid ismailaj operacioni speed

Sondazh

Poll