Aktualitet

Do jepnin masën për të akuzuarit për atentatin e Hajrullës, tërhiqen gjyqtarët

12 Prill 2022, 15:13 Nga DOSJA
Do jepnin masën për të akuzuarit për atentatin e

VLORË– Dy gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Vlorë janë dorëhequr pikërisht në ditën që do të jepnin vendimin e për të akuzuarit si atentator të Inez Hajrulla, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2019. Mësohet se bëhet fjalë për gjyqtarët Engert Pëllumbi dhe Laurant Fuçia të cilët nuk kanë dhënë detaje mbi arsyen.

Si ndodhi atentati ndaj Hajrullës?

Në mëngjesin e 10 Majit 2019, Inez Hajrulla, person me precedent penalë, ka qenë në shoqërinë e disa shokëve të tij në lokal, që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë, kur nga dy armë automatike janë lëshuar breshëri plumbash drejt tavolinës së tyre. Hajrulla nuk ka marrë asnjë dëmtim, kjo falë edhe reagimit të tij me një pistoletë që atë ditë e kishte me vete. I vetmi person që ka marrë një plumb në këmbë, ka qenë një punonjës i bashkisë Vlorë, Dajko Cenodemaj, që ishte rastësisht në një lokal tjetër.

Ndërkohë në kërkim vijon të jetë Fatmir Hyseni (Elidon) Musaj ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Doqja”, ose kunati i “Didit” të Vlorës. Ky person momentalisht nuk është mundur të arrestohet nga policia e Vlorës, ndërkohë që rezulton në kërkim edhe për ngjarjen e vrasjes nga klani “Duka”, të ish-policit Santiago Malko në Tiranë. Ndërsa për Daut Elmazin, Igli Memaj, Gentian Dautaj, Serxhio Cima dhe Albano Goxhaj, procesi gjyqësor është duke vijuar në gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë.

Në muajin korrik 2021, gjykata për këtë ngjarje dënoi Xheladin Merkaj me 4 vjet vjet burgim për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Moskallëzimit të krimit”. Për të dyja këto akuza, me tre vite burgim është dënuar i pandehuri tjetër, Ardjan Ahmeti. Me dy vite burgim është dënuar Dejvison Serjani, për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”. Ndërsa një vajzë me emrin Nensi Shaqiri, e marrë e pandehur për këtë ngjarje për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, është dënuar me 1 vite e 6 muaj burgim.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat inez hajrulles inez hajrulla atentat inez hajrulles inez hajrulla

Sondazh

Poll