Art&Argëtim

Princi William dhe Kate refuzuan ftesën e dasmës së djalit të David dhe Victoria Bekcham

11 Prill 2022, 09:15 Nga DOSJA
Princi William dhe Kate refuzuan ftesën e dasmës së djalit

MBRETËRIA E BASHKUAR- Duka dhe Dukesha e Kembrixhit refuzuan ftesën në dasmën e djali të madh të futbollistit David Beckham dhe Victori Beckham. Ata pritej ti ftonin pasi familja Becham kishin qenë të ftuar specialë në dasmën e tyre në vitin 2011.

Sipas Daily Mail, Duka dhe Dukesha e refuzuan me mirësjellje ftesën për të qenë pjesë e gëzimit familjarë të familjes Beckham.

Ndërkohë princi Harry dhe Meghan nuk u ftuan edhe pse pati shumë aludime se edhe ata mund të ishin te ftuarit pasi David dhe Victoria morën pjesë gjithashtu në dasmën e tyre në vitin 2018.

Familja Beckham thuhet se kishte qenë në dileme se cilin nga çift mbretëror duhet të zgjidhnin për shkak të mosmarrëveshjes së supozuar midis William dhe Harry, i cili tani jeton në Kaliforni me aktoren Meghan.

Një burim i afërt me Beckhams tha se David dhe Victoria i shkruajtën William dhe Kate duke i ftuar ata dhe familjen në dasmën e djalit të tyre, dhe William u përgjigj duke i uruar atyre shumë gëzim, por ata nuk mund të merrnin pjesë. Burimi pretendoi se Princi William dhe Kate ishin gjithmonë zgjedhja e Beckhams, në krahasim me Harry dhe Meghan.

(j.c)/dosha.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz brooklyn beckham dukesha kate princ harry princ william victoria beckham brooklyn beckham dukesha kate princ harry princ william victoria beckham

Sondazh

Poll