Bota

Putin emëron komandantin Alexander Dvornikov, për të drejtuar luftën në Ukrainë

10 Prill 2022, 07:05 Nga DOSJA
Putin emëron komandantin Alexander Dvornikov, për të drejtuar

UKRAINË-Presidenti rus Vladimir Putin, ka emëruar një gjeneral të ri Alexander Dvornikov, për të drejtuar luftën në Ukrainë, ndërsa ushtria e tij ndryshon planet pas dështimit për të marrë Kievin. Sipas CNN gjenerali i ushtrisë Dvornikov, komandanti i Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë, është emëruar komandant teatri i fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë.  

“Kjo flet për një pranim rus se po shkon jashtëzakonisht keq dhe se ata duhet të bëjnë diçka ndryshe”, tha një zyrtar europian.

Dvornikov, 60 vjeç, ka qenë komandanti i parë i operacioneve ushtarake të Rusisë në Siri, pasi Putin dërgoi trupa atje në shtator 2015 për të mbështetur qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad. Zyrtari evropian e përshkroi atë si një “afat të vetë-imponuar”, që mund t’i shtyjë rusët të bëjnë gabime shtesë.

Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar më parë se Putini ka të ngjarë të emërojë një gjeneral, forcat e të cilit kanë operuar në jug të Ukrainës, sepse këtu rusët kanë marrë dhe kanë mbajtur më shumë territor, në krahasim me përpjekjen ruse për të rrethuar Kievin dhe qytetet në Ukrainën veriore, një përpjekje që kohët e fundit përfundoi me një tërheqje.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Zelensky kërkon embargo të naftës ruse, Britania premton më shumë armë për Ukrainën

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alexander dvornikov lufta ukraine-rusi vladimir putin alexander dvornikov lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll