Bota

Kurti takohet me Dendias: I kërkova njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia

9 Prill 2022, 21:51 Nga DOSJA
Kurti takohet me Dendias: I kërkova njohjen e pavarësisë së

GREQI- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Me anë të një postimi në Twitter, Kurti shkruan se i ka kërkuar Dendias-it, njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Duke e vlerësuar rolin e politikës së jashtme greke ndaj Kosovës, kryeministri Kurti ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Postimi i Plotë:

Greqia i ka njohur dokumentet e Kosovës shumë kohë më parë dhe ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe mes vendeve dhe njerëzve tanë. Në Delphi Forum fola me Nikos Dendias mbi implikimet e sigurisë në Ballkan pas agresionit rus në ukrainë & nevojën për Kosovën që Greqia të njoh pavarësinë e saj.

Greece recognized Kosova’s documents a long time ago & we have great bilateral relations between our countries & people. At #DelphiForum I spoke w/ FM @NikosDendias on security implications in the Balkans after ??aggression in ?? & the need for ?? to recognize ??’s independence. pic.twitter.com/jMSolUDwuA

— Albin Kurti (@albinkurti) April 9, 2022

Ministri i Jashtëm grek ka thënë se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe shtoi se shteti grek do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në rrugën e integrimit evropian dhe euro-atlantikë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti nikos dendias albin kurti nikos dendias

Sondazh

Poll