Bota

Guvernatori rajonal: Granatimet e rënda të Kharkivit vazhdojnë, është dëmtuar infrastuktura

9 Prill 2022, 12:59 Nga DOSJA
Guvernatori rajonal: Granatimet e rënda të Kharkivit vazhdojnë,

UKRAINË- Kreu i administratës ushtarake të rajonit Kharkiv, Oleh Syniehubov tha të shtunën se forcat ruse kanë vazhduar bombardimet e kryeqytetit rajonal të Kharkiv.

Gjatë ditës së kaluar, pushtuesit kanë shkaktuar rreth 50 goditje nga artileria, mortajat, tanket dhe MLRS (raketëhedhës të shumëfishtë)”, tha ai në një deklaratë në Telegram.

Ai shtoi se pas këtyre sulmeve është dëmtuar ndjeshëm infrastruktura e zonave të Saltivka, Kholodna Hora, Oleksiyivka, XTZ (rrethi i uzinës së traktorëve Kharkiv).

Ditët e fundit zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar për një ofensive të mundshme të madhe ruse në lindje të vendit, duke përshkruar një përpjekje të forcave ruse për të avancuar nga Izium në rajonin jugor të Kharkiv drejt rajonit të Donbas.

Zyrtarët rajonalë kanë kërkuar gjithashtu evakuimin e civilëve nga Ukraina lindore, përpara asaj që ata thonë se mund të jenë luftime të ashpra në Donbas.

Të enjten, Borys Filatov, kryebashkiaku i Dnipros, një qytet rajonal në jug të rajonit të Kharkiv, u bëri thirrje grave, fëmijëve dhe të moshuarve që të largoheshin nga qyteti.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ SHBA ndalon importin e naftës nga Rusia, Kancelari austriak shkon sot në Kiev

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi oleh syniehubov sulmi ne kharkiv lufta ukraine-rusi oleh syniehubov sulmi ne kharkiv

Sondazh

Poll