Politike

VD-Spiropali: E vështirë të jesh grua në Shqipëri! Kanabisi, legalizimi front pune

9 Prill 2022, 10:57 Nga DOSJA
VD-Spiropali: E vështirë të jesh grua në Shqipëri!

TIRANË-Ministrja për Marrëdhëniet mes Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali mëshoi nga foltorja e Kongresit të Partisë Socialiste rolin e grave dhe jetesën e tyre në Shqipëri. Ajo tregoi historinë e një gruaje, Rinës, e cila sakrifikonte çdo ditë për të siguruar jetesën e 3 fëmijëve. Spiropali tha se roli i gruas në Shqipëri do të kontrollohet dhe mbrohet me ligj.


“Rina është nënë e 3 fëmijëve. Punon dy punë, por nevojat e saj dhe të fëmijëve janë të mëdha. Rinën nuk e njohin as politikanët sherrxhinj, apo ata që analistët që zgjohen vonë. Është e vështirë që të jesh grua në Shqipëri, në Shqipërinë e atyre që jetojnë nga Rogner te Sheraton. Është e vështirë të jesh grua në Shqipëri. Nënat me fëmijë duhet të fitojnë mbrojtje të madhe nga Shtetit. Këtë do e bëjmë detyrë dhe ligj. Gratë punojnë më shumë se burrat, por në shumë raste ato bëjnë punë të papaguara në shtëpi. Jo të gjithë e njohim dhe e shohim.”, Spiropali.

Ministrja foli edhe për nismën e Këshillimit Kombëtar dhe tha se qeveria do të dëgjojë zërin e qytetarëve. Teksa u ndal te legalizimi i kanabisit, Spiropali tha se do të hapet një front të ri pune.

Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve problematike. 61% shqiptarë janë dakord që vendi të kontrollohu kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Një qasje e tillë do të dekurajojë ilegalitetin dhe kriminalitetin. Ne do e dëgjojmë zërin e tyre dhe do të hapim një front të ri pune dhe duke luftuar kriminalizimin e këtij fenomeni”, tha Spiropali.

LAJMI KRYESOR: LIVE/ Mblidhet Kongresi i PS! Nis faza e dytë e punimeve, priten ndryshime në Statut

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elisa spiropali kongres i ps 9 prill 2022 elisa spiropali kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Poll

Politike 9 Prill 2022, 10:12

Rikthehet Gramoz Ruçi 

TIRANË– Rikthehet Gramoz Ruçi! Një nga personat më të afërt të kryeministrit Edi Rama është rikthyer sot pranë tij për të marrë pjesë në punim...