Politike

‘Do e pranonit postin e ministrit të Bujqësisë?’/ Provokohet Braçe: Jo, jo, s’vetëofrohem!

9 Prill 2022, 09:57 Nga DOSJA
‘Do e pranonit postin e ministrit të Bujqësisë?’/

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe është treguar mjaft kritik lidhur me forumin e krijuar para Kongresit të PS-së, që i është dedikuar bujqësisë. Në një intervistë për Report Tv, ai shtoi se kishte shumë propozime, por theksoi se asnjë prej tyre nuk i bën me qëllim që të marrë postin e ministrit të Bujqësisë. Madje shtoi se ka gati 24 propozime që do t’i jepnin një zgjidhje 8 problematikave që ka hasur në këtë sektor.

“Erdha me 8 problematika dhe 28 propozime që e kthenin bujqësinë majtas. Se nuk është fare majtas. Disa politika të lidhura me taksimin janë politika të majta, ka edhe të djathta, por tek bujqësia dhe lënia në dorë të privatit totalisht natyrisht që janë politika të djathta nga të cilat PS duhet të dalë shpejt. Propozimet e mia do i çoj deri në fund, në Parlament duke bërë amendime. Ke njerëz që kanë muaj pa marrë paratë e produkteve që kanë dorëzuar, bujku ka qëllim të marrë paratë. Të ndërtojmë një ligj të dobishëm që i jep grumbulluesit 45 ditë kohë për të paguar bujkun. Ministër i Bujqësisë, do e pranonit? Jo, jo, nuk vetëofrohem. I vetëofrohem njerëzve që më kanë votuar. Kisha kritika, e i adresova. Lëvdatat nuk kanë vlerë për mua,”-u shpreh Erion Braçe.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Kongresi i PS! Deputetët e ministra me tryeza në shesh, 5 panele të ndryshme

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion brace kongres i ps 9 prill 2022 erion brace kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Poll

Politike 9 Prill 2022, 10:12

Rikthehet Gramoz Ruçi 

TIRANË– Rikthehet Gramoz Ruçi! Një nga personat më të afërt të kryeministrit Edi Rama është rikthyer sot pranë tij për të marrë pjesë në punim...