Ekonomi

Fierza 269.78 metra, KESH po prodhon rreth 1/4 e konsumit në kaskadë

8 Prill 2022, 13:07 Nga DOSJA
Fierza 269.78 metra, KESH po prodhon rreth 1/4 e konsumit në kaskadë

Situata në kaskadën e Drinit ka vijuar përmirësimin dhe të dhënat e fundit tregojnë se niveli i Fierzës ka shkuar në kuotën 269.78 metra. Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare bëri publike të dhënat këtë të premte ku niveli në liqenin e Hec Koman ishte 172.80 mmnd, dhe në Hec Vau Dejës 73.86 mmnd.

Nga ana tjetër prurjet në HEC Fierzë janë 400 m3/s, në HEC Koman 140 m3/s dhe HEC Vau i Dejës 10 m3/s. Prodhimi ditor në kaskadë në të tre HEC-et është 5,469 MWh (ditor) duke përbërë rreth 1/4 e sasisë së konsumit në vend ndërkohë që rezerva energjetike është 490 GWh.

Përmirësimi i situatës në kaskadën e Drinit ka qenë i ndjeshëm ditëve të fundit falë kushteve favorizuese të motit duke rritur HEC-in kryesor, Fierzën nga kuota 258 metra që ishte në mars. Pritshmëritë e KESH dhe të qeverisë janë që përmirësimi në kaskadë të vijojë edhe në vazhdim duke qenë se kushtet e motit pritet të jenë të favorshme.

Parashikimi paraprak i KESH është që Fierza të arrijë në 276 metra rreth datës 17 prill por kjo nuk është diçka e sigurt.

Në këtë nivel rezerva energjetike në kaskadë do të ishte rreth 650 GWh duke dhënë kështu një garanci më të madhe për të përballuar situatën e vështirë energjetike që shkon përtej kufijve të Shqipërisë.

Aktualisht KESH ka njoftuar se ka kontraktuar me kontratë deri në prill 1200M deri në korrik dhe po vijon depozitimin me KEK.

Marrë nga Monitor

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi fierze fierze

Sondazh

Poll