Aktualitet

VD/ Me para fals, qytetari ‘mashtron’ në këmbimin valutor, punonjësja: Do të marr policinë

7 Prill 2022, 21:07 Nga DOSJA
VD/ Me para fals, qytetari ‘mashtron’ në këmbimin valutor,

TIRANË- Në Shqipëri mashtrimi me lekë fals po bëhet trend. Në videon e siguruar nga Dosja.al, shihet momenti kur një qytetar ka shkuar në një kurs këmbimi valutor me para fals. Pasi punonjësja e këmbimit valutor e ka kuptuar që lekët janë falso, ka tentuar të marrë shefin e saj si dhe policinë. Ndërkohë që nga ana tjetër qytetari ngulmoi që lekët sapo i kishte marrë në bankë.

Punonjësja: Ku shkon me këto këto janë para falso, janë falso të gjitha

Qytetari; Si janë falso, a je mirë

Punonjësja: Ti sjell falso në zyrën time e më thua a jam mirë unë, apo të lajmëroj policinë unë e e zgjidhim kush është mirë.

Qytetari: Këto janë marrë në bankë.

Punonjësja: Ja e zgjidhim nëse janë marrë nga banka, të marr shefin unë.

Qytetari: O motra do mi japësh lekët mbrapsht

Punonjësja: Jo se ti po thua unë sjam mirë, pse i sjell në zyrë këto falso

Pas këtij momenti, qytetari bëri sikur e morën në telefon dhe u largua nga dyqani i këmbimit valutor.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mashtrim me leke false mashtrim me leke false

Sondazh

Poll