Politike

Malltezi përplaset me Veliajn: Ramës i shkon në mendje të të varë majë pemës. Si reagon kryebashkiaku

13 Korrik 2019, 11:16 Nga DOSJA
Malltezi përplaset me Veliajn: Ramës i shkon në mendje të

Tiranë- Jamarbër Malltezi ka sulmuar sërish sot kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Malltezi shprehet se ndërtesa që u shemb dje te “Arena Kombëtare” është ndërtuar pas dhënies së lejes nga Edi Rama.  Ai i bën thirrje Veliajt  që të shkojë dhe të prishë një godinë, që sipas tij është e kundraligjshme tek hyrja e Parkut të Madh të Tiranës. Ai thekson se lokali i përket Fidel Yllit por Veliaj s’beson se ndërhyn.

“Erion veliaj si shkolle intrige. Doli dje dhe kinse sulmoi PD “cibani i Lulit” KURSE ne te vertete e dinte qe PD dhe mediat do i tregonin te verteten qe (1) lejen absurde e kish dhene Rama, (2) legazimin e kish bo Rama & Zoti Lam perkundrejt kollitjes, (3) pagesat leku-leter ia kish dorovit Shkreli i Rames, etj. PRA kinse sulmoi Lulin, POR Mediat dhe PD treguan qe ishin pislleqe te Rames!!! A ka faj Edvini i shkrete qe nganjehere i shkon mendja ta vare maje peme?
Por po te doje te beje nje gje te mire, urdhero te prishe lokalin San Giovani mu brenda Parkut te Madh, qe i perket Fidelit te Partise dhe qe ka zaptuar edhe per parkime edhe lokal mes Tiranes dhe nuk lejon punonjesit e Bashkise as te ujisin shkurret. POR ta prishe e ta ktheje ne Park, jo ta prishe per te ndertuar 22 kateshe si aferat me vjedhje toke dhe prishje parku tek ish Parku ne Rrugen e Kavajes. Nese prish babezine ne hyrje te parkut per tia lene park qytetareve dal une e i them faleminderit, por a e ben dot?”, shkruan Malltezi. 

 

 

I menjëhershëm është edhe reagimi i Veliajt, i cili ka publikuar disa foto nga gjerlbërimi te Parku i Madh, “Mirëmëngjes nga “Çufo dhe Bubi Kaçurrel”, shprehet Veliaj.

 

Shembet godina katërkatëshe pranë “Arenës Kombëtare” në Tiranë nga dy fadroma. Biznesmenët u përplasën me policinë pasi tentuan të futen brenda në objekt. Sipas tyre ata nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar. Erion Veliaj thumboi Lulzim Bashën, duke e quajtur ndërtesën çiban të Lulit. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike përplaset veliaj me malltezin shembet godina e stadiumit përplaset veliaj me malltezin shembet godina e stadiumit

Sondazh

Poll