Art&Argëtim

Will Smith e mbrojti në ‘Oscars’, Jada është ‘zemëruar’: Ai e teproi, s’duhet ta bënte

5 Prill 2022, 12:36 Nga DOSJA
Will Smith e mbrojti në ‘Oscars’, Jada është

SHBA– Jada Pinkett Smith do të dëshironte që Will Smith të mos kishte përplasje fizike me Chris Rock, por nuk është ‘e zemëruar’ me bashkëshortin e saj pasi ai e goditi komedianin për një shaka me të në “Oscars”, pohon një burim. Duke folur për Us Weekly , një i brendshëm i paidentifikuar tha: “Ishte një moment ligështie dhe reagimi i tij ishte i tepërt, shkruan DailyMail.

“Ai e di këtë, ajo e di po ashtu. Ata janë dakord që reagimi i tij ishte i tepruar”, tha një burim.

I njëjti burim gjithashtu pretendoi se Pinkett Smith nuk është “një lule muri”, as “një nga këto gra që ka nevojë për mbrojtje”.

“Ai nuk kishte nevojë të bënte atë që bëri”, shtoi tutje burimi.

Smith e goditi në fytyrë komedianin pasi ai bëri një shaka për rënien e flokëve të gruas së tij. Pinkett Smith ka folur hapur për luftën e saj me alopecinë, një sëmundje që shpesh shkakton rënie të flokëve.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz jada smith will smith godet chris rock jada smith will smith godet chris rock

Sondazh

Poll