Art&Argëtim

Jada Pinkett Smith: Will Smith e teproi, nuk doja që ai ta godiste Chris Rock

5 Prill 2022, 14:31 Nga DOSJA
Jada Pinkett Smith: Will Smith e teproi, nuk doja që ai ta godiste Chris

SHBA– Aktorja Jada Pinkett Smith uron që bashkëshorti i saj, aktori Will Smith të mos e kishte goditur komedianin Chris Rock në mbrëmjen Oscars. Sipas Daily Mail, një burim edhe pse Jada Pinkett do të kishte dashur që incidenti të mos kishte ndodhur ajo nuk është e zemëruar me bashkëshortin e saj.

“Të dy janë dakord që ai e teproi. Pinkett Smith nuk është një lule muri as një nga këto gra që ka nevojë për mbrojtje. Ai nuk kishte nevojë të bënte atë që bëri,”-u tha sipas burimit të US Weekly.

Smith e goditi në fytyrë komedianin pasi ai bëri një shaka për rënien e flokëve të gruas së tij. Pinkett Smith ka folur hapur për luftën e saj me alopecinë, një sëmundje që shpesh shkakton rënjen e flokëve. Çifti me sa duket është ‘në një mendje’ që Smith pati një reagim të tepruar.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz jada pinkett smith will smith will smith godet chris rock jada pinkett smith will smith will smith godet chris rock

Sondazh

Poll