Bota

“Si një film horror”, dhjetëra Korale bien nga qielli të helmuara (FOTO)

13 Korrik 2019, 10:09 Nga DOSJA
“Si një film horror”, dhjetëra Korale bien nga qielli

AUSTRALI- Dhjetra Korale të vdekura pasi ranë nga qielli të helmuara. Zogjtë kanë ngordhur pasi kanë rënë nga qielli.  E gjithë ngjarja ka ndodhur para banorëve, të cilët janë tmerruar. Zogjtë dyshohet se janë helmuar masivisht në Australinë e Jugut.

Sipas shpëtimtarëve në One Tree Hill pranë Adelaide zogjtë vendas ishin të gjakosur. Koralja e vogël është e shënuar si e pambrojtur nga qeveria.

Australia e Jugut e ka marrë këtë fushatë pasi Koralet e vogla shkaktojnë dëme në infrastrukturën e ndërtuar, siç janë ndërtesat, shtyllat elektrike, dritat, strukturat e drurit dhe pajisjet sportive. Ato gjithashtu shkaktojnë dëme të konsiderueshme të vegjetacionit duke përfshirë pemët dhe drithërat.

Që nga fushata e helmimit në Australin e Jugut janë gjetur 60 zogj, nga të cilët 58 kanë vdekur. “Vetëm dy ose tre ishin në të vërtetë të ngordhur. Pjesa tjetër po rënkonin në tokë. Ata nuk mund të fluturojnë më, sepse kishin gjakderdhje .Ajo që po shihnim ishte si një film horror “.

Helmi i përdorur  tek shpendët nuk shkakton ngordhje të menjëhershme dhe kërkon javë të tëra që të japë efektin.

Burimi: The Guardian

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota australi e jugut zogjtë e helmuar bien nga qielli zogu i korales australi e jugut zogjtë e helmuar bien nga qielli zogu i korales

Sondazh

Poll

Bota 12 Korrik 2019, 11:38

Merkel dhe dridhja: Himni ulur

Përse më parë askujt nuk i ka rënë ndërmend kjo zgjidhje? Vizita e kryeministres së re daneze të enjten (11.07) në Berlin e shoqëruar me nderime ushtarake dhe k...