Bota

Facebook gjobitet me 5 miliardë dollarë, për shkeljen e privatësisë së “Cambridge Analytica”

13 Korrik 2019, 07:56 Nga DOSJA
Facebook gjobitet me 5 miliardë dollarë, për shkeljen e

SHBA-Facebook është gjobitur me 5 miliardë dollarë për shpërndarjen e të dhënave dhe shkeljen e privatësisë.

Sipas mediave amerikane thuhet se Komisioni Federal i Tregtisë ka miratuar gjobën ndaj Facebook, në vlerën 5 miliardë dollarë, për shkak se konsulenca politike Cambridge Analytica ka marrë në mënyrë të paligjshme të dhënat 87 milionë përdoruesve të Facebook.

Ndërsa pas kësaj gjobe që duhet të paguaj Facebook, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për BBC.

Komisioni Federal i Tregtisë i ka filluar hetimet për Facebook-un në mars të vitit të kaluar, pasi mori njoftimin se Cambridge Analytica kishte marrë në mënyrë jo ligjore të dhënat e dhjetëra miliona përdoruesve.

Ndërkohë hetimi e ka zanafillën që në vitin 2011 kur Facebook kishte shkelur një marrëveshje mbi të dhënat e përdoruesve.

Derisa hetimet të përfundojnë dhe të vërtetohet, kjo do ishte një ndër gjobat më të mëdha.

Marrë dhe përshtatur nga The Guardian

A.C.Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cambridge analytica facebook gjobe 5 mld dollare cambridge analytica facebook gjobe 5 mld dollare

Sondazh

Poll

Bota 12 Korrik 2019, 11:38

Merkel dhe dridhja: Himni ulur

Përse më parë askujt nuk i ka rënë ndërmend kjo zgjidhje? Vizita e kryeministres së re daneze të enjten (11.07) në Berlin e shoqëruar me nderime ushtarake dhe k...