Bota

Nga kampi i refugjatëve, si u bë siriani biznesmen në Londër

13 Korrik 2019, 08:34 Nga DOSJA
Nga kampi i refugjatëve, si u bë siriani biznesmen në Londër

Refugjatët  sirianë ndryshojnë menunë e ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar. Mohamad Rahimeh gjatë qëndrimit në kampin e refugjatëve në Calais zbuloi dhe talentin që kishte për gatim. Tani ai ka një biznes  të qëndrueshëm në Londër.

Mohamad Rahimeh mbërriti si shumë refugjatë të tjerë në kampin e Calais që quhej “Jungle”, dhe gatimi ishte gjëja e fundit që ai mendonte se do bënte. Ai ishte një shkenctar politik nga Siria, ushqimi ishte alternativa e fundit. Por kur  një mik i tij u sëmur në kamp ai përgatiti një vakt  vezësh ku dhe zbuloi talentin e fshehur që kishte.

”Ai e donte ushqimin tim dhe pasi u bë më mirë, un u bëra të gjithëve një festë të madhe me nga një tigan me “vezë të xhunglës”– shprehet Rahimeh.

Rahimeh është një nga pothuajse 14,000 refugjatët sirianë që janë vendosur në Britanin e Madhe që nga viti 2015.Një numër shumë i madh i tyre po sjellin kuzhinën siriane duke zëvendësuar  ushqimin e vendit.

Recetat e Rahimeh  duke përdorur përbërës të thjeshtë si domate të konservuara që u dhuruan në kamp nga organizata bamirësie, është ende një hit i madh dhe pas tre vitesh.

Me ndihmën e disa miqve sirian dhe vullneterëve britanikë që Rahimeh takoi në kamp, ai e ktheu talentin e tij të kuzhinës në një biznes të qëndrueshëm.

Sa herë që bëj diçka të re, gjithmonë përpiqem të kem një histori pas saj“-shprehet Rahimeh.

Rahimeh blen shumicën e përbërësve të tij nga tregu, kjo pasi ai është rritur në qytetin malor të Ain el-Fijahut, të rrethuar me fruta dhe perime të freskëta. Sa më shumë shtohen refugjatët sirian aq më shumë shtohet popullariteti i ushqimit sirian.

Hulumtimet kanë treguar se shumica e refugjatëve sirianë në Mbretërinë e Bashkuar tani janë në punë ose studime, por normat e papunësisë mbeten të larta.

Burimi: The Guardian

(D.K/Dosja.al)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota refugjati sirian biznesmen në londër refugjati sirian mohamad rahimeh siriani zbulon talentin për gatim në kamp refugjati sirian biznesmen në londër refugjati sirian mohamad rahimeh siriani zbulon talentin për gatim në kamp

Sondazh

Poll

Bota 12 Korrik 2019, 11:38

Merkel dhe dridhja: Himni ulur

Përse më parë askujt nuk i ka rënë ndërmend kjo zgjidhje? Vizita e kryeministres së re daneze të enjten (11.07) në Berlin e shoqëruar me nderime ushtarake dhe k...