Bota

Ministria e Jashtme: Portugalia do të dëbojë 10 anëtarë të stafit të ambasadës ruse

5 Prill 2022, 20:16 Nga DOSJA
Ministria e Jashtme: Portugalia do të dëbojë 10 anëtarë

PORTUGALI- Portugalia do të dëbojë 10 anëtarë të stafit të ambasadës ruse në Lisbonë, tha ministria e jashtme portugeze në një deklaratë të martën. CNN shkruan se aktivitetet e 10 punonjësve, të shpallur tani si “persona non grata”, ishin “në kundërshtim me sigurinë kombëtare” të Portugalisë, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ata do të kenë dy javë kohë për t’u larguar nga vendi.

“Qeveria Portugeze përsërit dënimin e saj të vendosur dhe të ashpër të agresionit rus në territorin ukrainas”, shtoi ai.

Italia, Suedia, Spanja, Estonia, Danimarka dhe Letonia njoftuan të martën se do të dëbonin diplomatët dhe anëtarët e stafit rusë nga territoret e tyre përkatëse.

LAJMI KRYESOR: 41 ditë LUFTË! Zelenskyy i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB, Biden: Putin, kriminel

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi portugalia lufta ukraine-rusi portugalia

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2022, 20:09

Ëmbëlsira më e vjetër në botë? BBC: Ashurja

Nga BBCEdhe pse qiqrat dhe fasulet zakonisht nuk i përkasin një puding, ato janë përbërësit kryesorë të një prej ëmbëlsirave më të vjetra – dhe, disa thonë, një...