Bota

Osmani kritika ndaj Edi Ramës: Nuk e di pse vazhdojnë ta përkrahin Ballkanin e Hapur

5 Prill 2022, 20:24 Nga DOSJA
Osmani kritika ndaj Edi Ramës: Nuk e di pse vazhdojnë ta

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Edi Ramës, duke thënë se nuk e dinë pse Shqipëria vazhdon ta përkrah Ballkanin e Hapur. Gazeta Ekspress shkruan se Osmani thotë se nuk e kupton se si Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran.

“Unë nuk e di pse Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran dhe ku rol të rëndësishëm ka Vuciqi, udhëheqësi i një shteti që në baza ditore tenton ta destabilizojë Kosovën dhe ta shkel sovranitetin e saj”, tha Osmani.

Presidentja Osmani thotë se përkrahje e tillë e Shqipërisë ndaj Ballkanit të Hapur është e pakuptueshme për të.

“Për mua është e pakuptueshme pse një gjë e tillë përkrahet nga ana e Shqipërisë, ne i kemi dhënë argumentet tona që një kohë të gjatë, ndërsa pse po vazhdojnë ta përkrahin një nismë të tillë është pyetje që duhet t’i bëhet Shqipërisë”, tha Osmani në ATV.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni edi rama vjosa osmani edi rama vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2022, 20:09

Ëmbëlsira më e vjetër në botë? BBC: Ashurja

Nga BBCEdhe pse qiqrat dhe fasulet zakonisht nuk i përkasin një puding, ato janë përbërësit kryesorë të një prej ëmbëlsirave më të vjetra – dhe, disa thonë, një...