Aktualitet

Peleshi pret homologun kroat në Tiranë: Ukraina na dha mësim, BP të integrohet në BE

5 Prill 2022, 16:27 Nga DOSJA
Peleshi pret homologun kroat në Tiranë: Ukraina na dha mësim, BP

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi priti në një takim të veçantë ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë,  Mario Banožić. Vizita zhvillohet në një moment të shënuar për të dy vendet, të cilat festuan 13 vjetorin e anëtarësimit në NATO. Dy ministrat zhvilluan fillimisht një bisedë “tetë-a-tetë” dhe më pas një takim mes dy delegacioneve. Në qendër të diskutimeve ishin raportet shumë të mira mes dy vendeve, kontributi i tyre në kuadër të Aleancës si dhe situata e krijuar në të gjithë botën nga agresioni rus në Ukrainë.

Në konferencën e përbashkët për mediat, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi tha: Pushtimi ushtarak rus i Ukrainës është një agresion i qartë, një luftë e paligjshme dhe kriminale kundër një vendi sovran. Shqipëria e ka dënuar menjëherë këtë akt të paprovokuar agresioni, duke dhënë kontribut të dorës së parë në fushën e diplomacisë (nga OSBE, NATO në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si anëtare e përkohshme), por edhe ndihmë konkrete ushtarake”.

Të dy vendet, si Shqipëria ashtu edhe Kroacia kanë mbajtur të njëjtin qëndrim në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

Ministri Peleshi theksoi: Situata në Ukrainë na dha një mësim të madh. Hezitimi për të zbatuar me vendosmëri “politikën e dyerve të hapura”, hezitimi për të pranuar vendet që duan të përqafojnë vlerat perëndimore, në NATO dhe BE është një gabim i madh. Ne duhet të ngremë zërin që të tjerët të kuptojnë rëndësinë e integrimit euroatlantik për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë pikë, ministri Peleshi nënvizoi rëndësinë që ka mbështetja e Kosovës në aspiratat e saj kundrejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, duke kontribuar në forcimin e paqes dhe sigurisë. Ministri Peleshi vuri në dukje faktin që anëtarët e Forcave të Armatosura të dy vendeve operojnë përsëri krah njëri-tjetrit në Kosovë.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banožić, falenderoi për mikpritjen ministrin Peleshi si dhe shprehu mbështetjen e pakursyer të vendit të tij në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ministri Banožić theksoi rëndësinë e Aleancës së NATO-s, veçanërisht në sfidat e sigurisë me të cilat përballet sot Evropa, por edhe globi.

“Situata aktuale tregon edhe një herë se anëtarësimi euroatlantik është jetik për vendet e rajonit tonë. Shpreh mbështetjen time të fortë për Republikën e Shqipërisë në anëtarësimin sa më të shpejtë të saj në Bashkimin Evropian”, u shpreh ministri i Mbrojtjes së Kroacisë.

Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në nivel dypalësh, kryesisht përmes edukimit dhe trajnimit, si dhe angazhimit të mëtejshëm të forcave të armatosura në operacionet e udhëhequra nga NATO.

(I.A;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mario banoziç niko peleshi mario banoziç niko peleshi

Sondazh

Poll