Editorial

Quiz social-politik!

3 Prill 2022, 12:32 Nga DOSJA
Quiz social-politik!

Nga Agron Gjekmarkaj

Zëri i tij në 31 vjet pluralizem si ka munguar kurrë publikut shqiptar! Ai kur flet gjemon, sokëllin, vikat , mundohet, sforcohet për tokën betohet. Të rrumbullta e origjinale i ka mendimet të gjitha i lidhen në stomak, disa i shkojnë lart disa i shkojnë poshtë. Ato që njerr nga goja shoqërohen me tinguj gërrrrrr gërrrrrr, mërrrrr mërrrrr, dërrrrr dërrrrr, bërrrrr bërrrrr!

Si krisma e një pistolete lodër dëgjohet nëpër studio kokrrama e tij. Tund gishtin, tund kokën që të ruaj të prapmen. Përpvlitet zvarritet, çapitet pas Doktorit venitet ! Në emer të tij kërcvnon, fal dhe premton. Serviloset ndaj të madhit zymtohet pranë të voglit. Ha presh bën përshesh. Nëpër poste plaket, i pacipë, zvarranik me shikimin si qukapik. Qylxhi, llokmaxhi se ndal asnjë perendi. Hiqet si katolik po është stramastik, pi birrë dhe shpirtin e ka hirrë.

Në origjinë është bektashi ka prishur Kisha e Xhami po jeta i ka shkuar birinxhi.

Me shokun Enver ka bërë fotografi pas aksionit kundër objekteve të kultit ! Grupet armiqesore luftoi gjithë jetën në parti, për vete një herë u bë armik po Doktori e fali e vuri në peqi ku ai denesi si femijë. Ideolog, demokrat, intelektual, matrahul përdoret gjithmonë si shul.

Shahin Kadarenë pat habitur teksa spiunonte “armiqtë e Doktorit” por ai dilemën shpejt e shoi e me një stilemë në shënjë qëlloi. Gomari lart e më lart fluturoi. Tani sillet si triumfator, si vigan ashik që mbush vendin me pleh organik, si rithemelues, si përbashkues !

Gjuha i thahet se kepucet e Doktorit lepin po lart e me lart do e çojnë Partinë. E dikush e quan zullap, ndonjë e thërret trap, këllirë në këtë rrëpirë. Po ai nuk ndalet gjithmonë në pushtet rron në selamet minister e deputet plot 30 vjet. Ky është rithemeluesi, zë ndëshkuesi ky që bën tërrrr tërrrrr , dërrrrr dërrrr përrrr përrrrr !

More dudum kokëkungull
Gojëbuall e barkrrumbull
Thuamë, të rëntë pika!
C`të duhet ty politika?
Hiq, more dudum dorë, hajde
Të të kllasëm në një kade
Plot me mjalt`e me reçel
Ha pi e kurrë mos del”.

Konica këtë pyetje do i bënte se Konica nuk e njeh Doktorin si përkufizuesin e vetëm të virtyteve, si magazën e vetme të së drejtës e jo me lakeun e tij senil me të cilin po na dizenjon të ardhmen. A është gabim? Po është po ç’ti bësh vdiq pa e njohur. A e gjeni dot kush është personazhi?

Quizi do jetë rubrika e re e kësaj kohe jallane e cila do ftojë kujtesen e lexuesit në i gjen menjëherë 15 personazhet që në fokus do ketë?!! Gërr -Gërri qe i pari si më i dukshmi e lozonjari, si më i perkushtuari e ofiqari.

Shkruar për Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial agron gjekmarkaj agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll

Editorial 2 Prill 2022, 11:45

Kush e ka fajin që dështojnë protestat

Paaftësia për të protestuar mori një konfirmim dramatik me dështimin e protestës së fundit. Ata që thirrën protestat e para, nuk mundën ta përsërisnin suksesin,...

Editorial 1 Prill 2022, 11:36

Kriza e autoritarizmit e Putinit

Nga Holman W.Jenkins, Jr.Në pamje të parë, mund të duket i habitshëm fakti që ukrainasit kanë luftuar kaq mirë ndaj rusëve. Por nuk ishte për t’u habitur që ata...

Editorial 29 Mars 2022, 13:07

Si ndodhi metamorfoza e Vladimir evropianit

TIRANË– Çfarë ka ndodhur në këto njëzet vjet, për të transformuar një partner dhe aleat të mundshëm në një kryqtar antiperëndimor dhe një tira...

Editorial 26 Mars 2022, 16:31

Alibeaj, një hapësirë më shumë mes fjalëve

Nga Meri LikaNjerëzit të cilët përdorin përzgjatje, më të mëdha se sa duhet, në hapësirat mes fjalëve, apo që përpiqen t’iu japin vend e pa vend intesitet fjalë...

Editorial 24 Mars 2022, 10:41

Gjyshja e Kosovës

Nga Enver RobelliJemi shoqëri që harron shpejt. Të etur pas zhurmës së përditshme politike, të përplasur në vorbullin e intrigave, kombinimeve paraelektorale, p...

Editorial 23 Mars 2022, 14:23

Pse të ndalemi vetëm tek oligarkët rusë?

Nga Yanis VaroufakisMjaftoi që Roman Abramovich, i sapo shënjestruar nga sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar ndaj oligarkëve rusë, të njoftonte se po shiste klu...