Bota

Albin Kurti për CNN: Serbisë nuk ia kemi frikën, nuk janë neutralë. Mbajnë anën e Rusisë

5 Prill 2022, 07:28 Nga DOSJA
Albin Kurti për CNN: Serbisë nuk ia kemi frikën, nuk janë

PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar në një intervistë për CNN situatën e shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë dhe ndikimin që mund të ketë në Kosova dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në intervistën e tij të shkurtër, Kurti, ndër të tjera, tha se Kosova nuk i trembet kërcënimeve të Serbisë.

Ai shtoi se Serbia nuk është një shtet neutral siç pretendon, por është vendosur qartë në anën e Rusisë.

“Nuk mendoj se Rusia na bllokon që të anëtarësohemi në NATO. Serbia do para të BE, banka ruse, investime kineze dhe tolerancë amerikane, por nuk është neutrale. Serbia është në kahun e Rusisë dhe ndaj ne duhet të jemi vigjilentë. S’kemi frikë, kemi shtuar buxhetin për mbrojtjen. Ballkani Perëndimor mund të jetë një vend ku mund të zhvillohen terrene të reja beteje ruse nga përfaqësuesit e tyre,“-tha ndër të tjera Kurti për CNN.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora albin kurti albin kurti per cnn albin kurti albin kurti per cnn

Sondazh

Poll

Bota 5 Prill 2022, 07:24

Rizgjedhja e Vuçiçit bllokon më tej dialogun

Rizgjedhja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk pritet të sjellë asgjë pozitive në marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën e, rrjedhimis...