Bota

Shqiptarët sigurojnë një vend në parlamentin serb, rreth 6 mijë nuk mundën të votonin

4 Prill 2022, 13:50 Nga DOSJA
Shqiptarët sigurojnë një vend në parlamentin serb, rreth 6

SERBI- Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale në Serbi ku Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën i Shaip Kamberit do fitoi 0.3% të votave ose e përkthyer ndryshe në 1 mandat.

Ndërkohë Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit mori 0.1%  duke mos siguruar asnjë vend në Kuvendin e Serbisë. Në këto zgjedhje iu mohua e drejta e votimit rreth 6 mijë shqiptarëve, pasi atyre iu fshinë emrat nga listat e votimit. Partitë shqiptare garonin me dy listë në këto zgjedhje, me gjithsej 20 kandidatë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ngriti një shqetësim që sipas saj ka ndikuar në këto rezultate dhe kishte të bënte me mospjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve të Luginës së Preshevës për shkak të mosregjistrimit në tre komuna.

Sipas raportimeve, 6,000 shqiptarëve në Serbi i është mohuar e drejta e tyre themelore për të votuar, për shkak të fushatës së qëllimshme të spastrimit etnik përmes pasivizimit me mjete administrative”, ka shkruar Osmani.

Synimi i shqiptarëve në këto zgjedhje është që të sigurojnë tre deputetë në Kuvendin e Serbisë. Kështu kishte deklaruar Shaip Kamberi, ish-deputet në këtë kuvend.

LAJMI KRYESOR\ Zgjedhjet në Serbi/Vuçiç sërish president, SNS fiton 48 mandate, shqiptarët kapin 1 deputet

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni shaip kamberi zgjedhjet në serbi shaip kamberi zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll