Bota

Elon Musk blen aksione në Twitter, vlera e tyre arrin 2.8 miliard dollar

4 Prill 2022, 13:30 Nga DOSJA

SHBA– Elon Musk tashmë ka 9.2% të aksioneve në kompaninë e mediave sociale Twitter Inc (TWTR), sipas BBC. Musk ka blerë 73,486,938 aksione në kompaninë e mediave sociale. Bazuar në çmimin e fundit të mbylljes së Twitter prej 39.31 dollarë, aksionet do të ishin 2.89 miliardë dollarë.

Musk, CEO i prodhuesit të makinave elektrike Tesla Inc (TSLA), është një investues në kriptomonedha dhe shpesh përdor Twitter-in për të shpallur publikisht pikëpamjet e tij për kriptomonedha.

Ai ka bërë një “sondazh”, duke i pyetur nëse kompania i përmbahet parimeve të lirisë së fjalës. Pasi mbi 70% u përgjigjën jo, ai pyeti nëse kishte nevojë për një platformë të re dhe tha se po mendonte seriozisht të fillonte platformën e tij.

Musk është një përdorues shumë aktiv në Twitter, me më shumë se 80 milionë ndjekës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota elon musk elon musk

Sondazh

Poll