Bota

“Të forcojmë partneritetin strategjik”, Putin uron Vuçiç për fitoren e tij në zgjedhje

4 Prill 2022, 12:40 Nga DOSJA
“Të forcojmë partneritetin strategjik”,  Putin uron

SERBI–  Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka uruar për fitoren në zgjedhjet e trefishta presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas mediave serbe, Putin vuri në dukje se rezultatet e votimit konfirmojnë mbështetjen e gjerë të qytetarëve të Serbisë për kursin e Aleksandër Vuçiçit, për të zgjidhur problemet urgjente sociale dhe ekonomike dhe për të ndjekur një politikë të jashtme të pavarur.

“Shpresoj që aktivitetet tuaja si kreu i shtetit do të vazhdojnë të forcojnë partneritetin strategjik që ekziston mes vendeve tona. Kjo është sigurisht në interes të popujve vëllazërorë të Rusisë dhe Serbisë” – i tha Putin Vuçiçit.

LAJMI KRYESOR\ Zgjedhjet në Serbi/Vuçiç sërish president, SNS fiton 48 mandate, shqiptarët kapin 1 deputet

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet në serbi zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll