Bota

Akuzohet nëna/Vdekja e tre fëmijëve në Patra, nisin hetimet dhe për dy vajzat e tjera

4 Prill 2022, 12:24 Nga DOSJA
Akuzohet nëna/Vdekja e tre fëmijëve në Patra, nisin hetimet

GREQI– Një hetim i ri është hapur për dy fëmijët e tjerë të familjes Daskalaki e cila do të kryhet nën mbikëqyrjen e kreut të Prokurorisë së Athinës pas arrestimit të nënës së tyre Roula Pispirigou. Në fakt, sipas informacioneve, urdhri është që hetimi të përfundojë me shpejtësi për të zbardhur të dyja këto çështje që ishin ngritur.

Sipas mediave vendase, hetimi i ri që nis për dy fëmijët e tjerë të familjes, vjen pas ndjekjes penale ndaj nënës 33-vjeçares Roula Pispirigou për vrasje me paramendim ndaj vajzës 9-vjeçare Georgina.

Dy vogëlushet, ndërruan jetë në mënyrë të mistershme brenda dy vitesh, Malena e cila ishte 3.5 vjeç dhe vdiq në korrik 2019 dhe Irisit vetëm 6 muaj e cila ndërroi jetë në mars 2020.

Në kuadër të hetimeve të tyre, dy prokurorët pritet të shfletojnë kartelat mjekësore të dy fëmijëve, si dhe të thërrasin mjekët dhe infermierët që u përfshinë në dy rastet. Në të njëjtën kohë, ata do të eksplorojnë të gjitha mundësitë për ekzaminimet mjekësore në organet e dy fëmijëve në mënyrë që kërkimi të vazhdojë menjëherë. Kujtohet se lecka e përgjakur e gjetur në krevatin e foshnjes pas vdekjes së saj shkaktoi bujë në vdekjen e Irisit. Kjo përveç ekzemës rreth gojës së foshnjës e cila në raportin mjekoligjor tregohet si dermatit.

Ka gjetje rreth buzëve që tregojnë për dermatit kontakti/reaksion ekzematoz, buzët tregojnë shenja tharjeje.”-thuhet në raport.

Së fundi, për vdekjen e Malenës, kanë shkaktuar shqetësim “dy gërvishtjet e vogla në zonën e hundës” të evidentuara nga ekspertiza mjeko-ligjore, konstatim ky që tashmë pritet të shqyrtohet, në dritën e re të zhvillimeve të fundit lidhur me rrethanat e vdekjes së Georginës.

Ngjarja tronditi vendin fqinj ku vdekjet e dyshimta të tri vajzave të familjes Daskalaki hapën një hetim ku u vu në pranga nëna e tyre, 33-vjeçarja Roula Pispirigou si e dyshuara kryesore për vrasjen e tyre. Dyshimet u ngritën pas vdekjes së 9-vjeçares Georgina në dhjetor të 2021, ku nga ekspertiza mjekologjore u zbulua se në gjakun e saj gjendej ketaminë, një drogë e fortë që i injektohet kuajve.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni manos daskalakis roula pispirigou vrasja e trefishte ne greqi manos daskalakis roula pispirigou vrasja e trefishte ne greqi

Sondazh

Poll