Aktualitet

Kapen në Durrës 2500 koli cigaresh angleze kontrabandë, vlera e tyre shkon 184 mln lekë (FOTO)

12 Korrik 2019, 18:26 Nga DOSJA

DURRËS- Rreth 2500 koli cigaresh kontrabandë janë sekuestruar në portin e Durrësit pasditen e sotme. Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dijes e se paketat e cigareve ishin pa pullë fiskale dhe u zbuluan gjatë kontrollit të imtësishëm të kontenierëve.

Cigaret janë gjetur gjatë një kontrolli në kontenierët që kanë mbërritur në port. Sasia që u sekuestrua është 2494 koli, ose 1 247 000  paketa te markës “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”.“, shkruhet më tej.

NJOFTIMI I PLOTË

Drejtoria e Hetimit Doganor ka sekuestrues 2494 koli cigaresh në Durrësit, të cilat po transportoheshin kontrabandë. Vlera e këtij malli nëse ai do të hidhej në treg përllogaritet 184.6 milion lekë.

Cigaret janë gjetur gjatë një kontrolli në kontenierët që kanë mbërritur në port. Sasia që u sekuestrua është 2494 koli, ose 1 247 000  paketa te markës “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”.

 

Kujtojmë se në një periudhë kohe prej 3 muajsh ky është kontenieri i tretë që sekuestrohet, ku në muajin Prill u sekuestruan 1000 koli me cigare.

Drejtoria e Hetimit Doganor e ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për veprën penale:

Tashmë Prokuroria e Durrësit po heton për ngjarjen në fjalë për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Kjo është ngarkesa e katërt e sekuestruar në Durrës. Kujtojmë se pak ditë më parë një tjetër kontenier me cigare u sekuestrua. Po ashtu brenda këtij viti ka pasur bllokim dhe të dy ngarkesave të tjera po me cigare.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet cigare kontrabande sekuestrohen 2500 koli cigaresh cigare kontrabande sekuestrohen 2500 koli cigaresh

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Korrik 2019, 15:00

SHKODËR– Ditën e sotme në Shkodër u arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e Angjelin Shkambit më 17 dhjetor të 2017. (Lexo këtu) Teksa udhëtonte në maki...