Pamje makabre, 20 trupa të pajetë gjenden në rrugët e Bucha pas tërheqjes së forcave ruse
3 Prill 2022, 06:40Nga DOSJA
UKRAINË- Trupat e të paktën 20 burrave civilë janë gjetur të shtrirë nëpër rrugët e qytetit ukrainas, Bucha, pas tërheqjes së forcave ruse nga zona.
Sipac CNN, imazhet e publikuara nga AFP të shtunën janë mjaft tronditëse.
“Tre prej tyre janë të ngatërruar në biçikleta pasi kanë bërë udhëtimin e tyre të fundit, ndërsa të tjerët, me lëkurë dylli, kanë rënë pranë makinave të goditura nga plumbat dhe të grimcuara,”- thanë gazetarët eAFP-së.
Një kufomë mund të shihet me duart e lidhura pas shpine me një leckë të bardhë. Kryetari i bashkisë së Buçës, Anatoliy Fedoruk, tha se civilët e vdekur ishin keqtrajtuar nga forcat ruse.
“Trupat e të ekzekutuarve janë ende në rrugën Yabluska në Bucha. Duart e tyre janë të lidhura pas shpine me lecka të bardha ‘civile’, ata u qëlluan pas kokës. Kështu që ju mund ta imagjinoni se çfarë lloj paligjshmërie kanë kryer këtu,”- tha Fedoruk.
Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha në një postim në Twitter se trupat e burrave të gjetur me duar të lidhura, u qëlluan për vdekje nga ushtarët rusë.
“Këta njerëz nuk ishin në ushtri. Ata nuk kishin armë. Ata nuk përbënin asnjë kërcënim. Sa raste të tjera të tilla po ndodhin tani në territoret e pushtuara?”-tha Podolyak.
Forcat ruse u tërhoqën nga disa qytete afër Kievit ditët e fundit pasi dështoi përpjekja e Moskës për të rrethuar kryeqytetin, me Ukrainën që deklaroi se Bucha ishte “çliruar”.
SERBI- Në bazë të informacioneve të marra nga mediat serbe për zgjedhjet, në periudhën nga ora 13 deri në 17:00, CeSID ka vërejtur përsëritje të parregullsive q...
PAKISTAN- Kryeministri i Pakistanit Irman Khan, i cili arriti t’i mbijetojë mocionit të mosbesimit nga opozita, akuzon zyrtarin e lartë amerikan Donald Lu si të...
UKRAINË- Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi të dielën një goditje ndaj një rafinerie nafte dhe objekteve të magazinimit të karburantit në qytetin port ky...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të dielën se pamja e trupave të civilëve të shpërndarë nëpër rrugë në Buça në Ukrainë është “godit...
UKRAINË- Populli i Ukrainës nuk dëshiron të nënshtrohet nga Rusia dhe si rezultat po shkatërrohet dhe shfaroset, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zel...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar mbështetësit e tij që të mos supozojnë se ai do të fitojë një mandat të dytë në zgjedhjet e kët...
SHBA- Jeff Bezos dhe Mukesh Ambani, miliarderë që kanë luftuar për vite në Indi, po shkojnë drejt një përplasjeje të re të egër mbi të drejtat për ndeshjet e kr...
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha të dielën më 3 prill se janë zbuluar disa persona të institucioneve maqedonase që, sipas t...
KIEV- Ushtria ukrainase thotë se trupat ruse kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga veriu i vendit. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë tha në deklaratën e së dielës...