Bota

Zelensky: Putin po bënë masaker dhe gjenocid në Ukrainë

3 Prill 2022, 15:51 Nga DOSJA
Zelensky: Putin po bënë masaker dhe gjenocid në Ukrainë

UKRAINË- Populli i Ukrainës nuk dëshiron të nënshtrohet nga Rusia dhe si rezultat po shkatërrohet dhe shfaroset, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. CNN shkruan se duke folur për CBS News përmes një përkthyesi të dielën, Zelensky e përshkroi pushtimin rus si torturën e të gjithë kombit.

I pyetur drejtpërdrejt nëse veprimet e Rusisë përbënin gjenocid, ai tha: Në të vërtetë, ky është gjenocid. Eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit. Ne jemi qytetarët e Ukrainës. Kemi më shumë se 100 kombësi. Kjo ka të bëjë me shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive. Ne jemi qytetarë të Ukrainës dhe nuk duam të nënshtrohemi ndaj politikës së Federatës Ruse. Kjo është arsyeja që ne po shkatërrohemi dhe shfarosemi dhe kjo po ndodh në Evropën e shekullit të 21-të.

LAJMI KRYESOR: LUFTA në Ukrainë/Shpërthime të forta në Odesa, masakër me 20 të vdekur në Bucha

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll