Bota

Kryeministri i Pakistanit sulmon Donald Lu, e akuzon për komplot për të rrëzuar qeverinë

3 Prill 2022, 16:11 Nga DOSJA
Kryeministri i Pakistanit sulmon Donald Lu, e akuzon për komplot për

PAKISTAN- Kryeministri i Pakistanit Irman Khan, i cili arriti t’i mbijetojë mocionit të mosbesimit nga opozita, akuzon zyrtarin e lartë amerikan Donald Lu si të përfshirë në një komplot për ta rrëzuar atë nga qeverisja. Sipas mediave vendase, Imran Khan pretendoi se Donald Lu, zyrtari më i lartë amerikan që merrej me Azinë Jugore në Departamentin e Shtetit, ishte i përfshirë në komplotin e supozuar për të rrëzuar qeverinë e tij.

Imran Khan pretendoi se Donald Lu e paralajmëroi të dërguarin pakistanez në SHBA, Asad Majeed, se do të haste vështirësi nëse kryeministri pakistanez i mbijetonte votimit të mosbesimit në Asamblenë Kombëtare. E sipas tij, ashtu ndodhi.

Donald Lu ka shërbyer në Indi dhe Pakistan si Oficer Politik, dhe gjithashtu ka shërbyer si Asistent Special i Ambasadorit në Nju Delhi, Indi, ndërsa më herë ai ka shërbyer një mandat ai ambasador i Amerikës në Shqipëri, duke ia lënë vendin pasardhëses së tij, Yuri Kim. 

Marrë nga IndiaToday

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota donald lu irman khan donald lu irman khan

Sondazh

Poll