Bota

Tërheqja e trupave ruse, Ukraina rimerr kontrollin e Pripyat, qytet pranë Çernobilit

3 Prill 2022, 11:21 Nga DOSJA
Tërheqja e trupave ruse, Ukraina rimerr kontrollin e Pripyat, qytet

UKRAINË- Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e qytetit të Pripyat dhe një pjesë të zonës kufitare midis Ukrainës dhe Bjellorusisë, kanë thënë autoritetet.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ndau një imazh të një ushtari duke ngritur një flamur ukrainas përpara centralit bërthamor të Çernobilit.

Forcat ruse morën kontrollin e centralit në fillim të pushtimit, por u tërhoqën këtë javë dhe zyrtarisht ia dorëzuan kontrollin e vendit stafit ukrainas, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Pripyat është qyteti i braktisur pas katastrofës bërthamore të Çernobilit në 1986. Kompania shtetërore ukrainase e energjisë Energoatom pretendoi se trupat ruse bënë tërheqjen e nxituar sepse vuanin nga sëmundja e rrezatimit nga hapja e llogoreve në tokë të kontaminuar.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Shpërthime të forta në Odesa, Peskov: Qëllimi të shpëtojmë Donetsk dhe Luhansk

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll