Bota

Drejtori i CIA-s informoi para luftës Zelenskyyn mbi planin rus

3 Prill 2022, 10:59 Nga DOSJA
Drejtori i CIA-s informoi para luftës Zelenskyyn mbi planin rus

UKRAINË- Drejtori i CIA-s, William Burns, përpara fillimit të pushtimit rus i dha Ukrainës informacione kritike të klasifikuara që e ndihmuan vendin të hartonte planet e tij të mbrojtjes për ditët e para të luftës. Sipas një raporti nga The Wall street Journal, të publikuar të shtunën thuhej se drejtori i CIA-s z. Burns në mes të janarit bëri një udhëtim sekret në Kiev për të takuar presidentin ukrainas Zelenskyy. 

Inteligjenca amerikane thuhej në raportin e publikur se në ato momente kishte shumë informacion rreth sulmeve që do të kryente rusia, duke përfshirë edhe sulm e shpejtë në drejtim të Kievit nga Bjellorusia. 

Drejtori i CIA-s thuhet se e ndihmoi Ukrainën me informacionet në mënyrë të konsiderueshme në ditët e para të luftës. Ai e paralajmëroi se forcat ruse planifikonin të kapnin Aeroportin Antonov në Hostomel, afër kryeqytetit ukrainas, dhe ta përdornin atë për të fluturuar mbi qytetet ukrainase.

Jo të gjithë aleatët e SHBA-së i besuan vlerësimit të saj të inteligjencës. Të gjithë mund të shihnin se Rusia po vendoste një forcë masive në tre anët e Ukrainës. Por shumica e aleatëve europianë e kishin të vështirë të besonin se zoti Putin do të pushtonte vërtet.

Më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij të pushtonin Ukrainën ndërkohë sot është dita e 39-të që nga fillimi i luftës. Forcat ruse kanë shkatërruar infrastrukturën e Ukrainës, duke bombarduar masivisht zonat e banuara duke përdorur artileri, sisteme MLR dhe raketa balistike.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Shpërthime të forta në Odesa, Peskov: Qëllimi të shpëtojmë Donetsk dhe Luhansk

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi william burns lufta ukraine-rusi william burns

Sondazh

Poll