Bota

Vritet në krye të detyrës fotoreporteri ukrainas në Kiev

2 Prill 2022, 11:53 Nga DOSJA
Vritet në krye të detyrës fotoreporteri ukrainas në Kiev

UKRAINË– Një fotoreporter është viktima e radhës e sulmeve ruse në Ukrainë, që vazhdojnë pa ndërprerje në ditën e 38-të. Maks Levin, babai i katër fëmijëve u vra në kryeqytetin ukrainas, Kiev, sipas zyrtarëve vendas. Levin u zhduk më 13 mars teksa ishte në krye të detyrës, ndërsa trupi i tij u gjet ditën e djeshme në fshatin Huta-Mezhyhirska, raporton Sky News.

Our good friend, famous war photographer Maks Levin, is dead.
He went missing during the Battle of Kyiv on March 13.
Many in the community still had a hope of him being taken prisoner by the Russians.
Unfortunately, his body was recovered on April 1.
Rest in peace, friend. pic.twitter.com/oQOL7sZ5Ge

— Illia Ponomarenko ?? (@IAPonomarenko) April 2, 2022

Shefi i fotografit tha se ai ka qenë i shoqëruar me një gazetar tjetër, Alexei Chernyshov. Deri më tani nuk ka një informacion për vendodhjen dhe gjendjen shëndetësore të gazetarit. Në 23 mars, në Kiev u vra dhe gazetarja Oksana Baulina, teksa po filmonte shkatërrimin pasi trupat ruse bombarduan rrethin Podolsk të Kievit.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Rusia minon banesat, Presidentja e PE viziton Kievin, Zelenskyy: Situatë e vështirë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll