Art&Argëtim

FOTO- Masakra e 2 prillit, pamjet e rralla nga ngjarja që tronditi vendin

2 Prill 2022, 20:32 Nga DOSJA
FOTO- Masakra e 2 prillit, pamjet e rralla nga ngjarja që tronditi vendin

TIRANË– Si sot 31 vite më parë, më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën e të gjithëvendin, masakra e fundit e Komunizmit në Shqipëri. Fotot e rralla që po shikoni janë shkrepur nga fotografi Angjelin Nënshati, i cili nuk jeton më, por djemtë e tij, pasardhës në këtë profesion, i kanë rishpërndarë. Katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave drejt turmës që protestonte para Komitetit Qendror të PPSH-së në Shkodër.

Viktimë mbetën: Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka që sot janë të shpallur martirë të demokracisë. Ditën e sotme, këto fotografi të rralla ishin të ekspozuara në ambientet e Këshillit të Qarkut në Shkodër.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur dikur 2 prill 1991 2 prill 1991

Sondazh

Poll