Art&Argëtim

Njohje të reja dhe tensione në punë! Ujori përjeton “shkëndijë”, horoskopi ditor

2 Prill 2022, 05:03 Nga DOSJA
Njohje të reja dhe tensione në punë! Ujori përjeton

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Më në fund do të përfitoni nga pranvera për të shijuar momente emocionuese. Angazhimet e së shkuarës do fillojnë të japin fryte.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Nëse keni pasur dyshime në dashuri, tashmë do t’i vijë fundi. Në punë duhet ende kohë për të arritur diçka, por jeni në rrugën e duhur.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Këshillohet të mos e merrni për të mirëqenë një histori që ka përfunduar. Ndërkohë nxitni këdo që beson tek ju, të investojë tek bizneset e reja.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Planetët në këtë periudhë zgjojnë dëshirën për të dhënë dashuri. Nëse i riorganizoni aktivitetet tuaja për mirë, mund të përfitoni pak më shumë prej kësaj periudhe.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Prisni edhe pak që të ketë ndryshime të mëdha në jetën tuaj sentimentale. Nëse keni një biznes, do të duhet të prisni deri në fund të muajit përpara se të vini re një ndryshim.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Do të pëjetoni ndjenjë vetmie edhe nëse jeni duke jetuar në çift. Në punë, realizoni gjërat e rëndësishme para se të mbarojë dita.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Beqarët të bëhen gati për të dalë të shtunën dhe të krijojnë njohje të reja. Shumë nga gjërat që fillojnë tani me siguri do të jenë të suksesshme brenda disa muajsh.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Të shtunën për ju mbizotëron ndjenja e tensionit, përpiquni të mos debatoni, sidomos pasdite. Ndërsa në punë mund të ketë disa komplikime të shumta.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Përpiquni të jeni të kuptueshëm me partnerin, mbyllja në vetvete nuk do ta përmirësojë marrëdhënien tuaj. Gjatë kësaj kohe keni shpenzuar më shumë se sa do të fitoni, shtrëngoni pak rripin.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Bëni kujdes në këtë periudhë, edhe një lodhje e lehtë mund të prishë marrëdhënien me partnerin. Në punë do të ketë përmirësim, edhe nëse ndiheni të pasigurt dhe të dëshpëruar.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Ky është muaj me fat për dashurinë, në horizont duket edhe mundësia e një “shkëndije” për beqarët. Keni një ndjenjë të mirë edhe në planin profesional. Bëhuni gati për të marrë lajme të mira.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Ndiheni të lumtur edhe nëse nuk do të jeni të dashuruar. Nëse punoni për të tjerët, do të keni mundësinë të ndryshoni ambient ose zyrë.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

horoskopi horoskopi horoskopi horoskopi ditor horoskopi horoskopi ditor

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Prill 2022, 15:49

ME VD- Aleksandër Vuçiç del nga…frigoriferi!

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ditë më parë në një video në kuadër të fushatës zgjedhore në Serbi, zgjodhi një mënyrë të p...

Art&Argëtim 1 Prill 2022, 15:50

FOTO/ Martohen Dojna Mema dhe Vlashent Sata

TIRANË– Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata i kanë dhënë fund beqarisë. Moderatorja ka publikuar fotot me Vlashentin ku kanë bërë cele...