Ekonomi

Gjigandi i makinave hap filial në Fier, Rama: 4 mijë vende të reja pune, epokë e re për Shqipërinë

12 Korrik 2019, 14:01 Nga DOSJA
Gjigandi i makinave hap filial në Fier, Rama: 4 mijë vende të

FIER– Kryeministri Edi Rama ka inaguruar sot investimin e kompanisë koreanojugore, Yura Corporation për të ndërtuar pjesë teknologjike makinash. Investimi që kap vlerën e 13 milionë eurove do të hapë 600 vende të reja pune në fazën e parë, 1100 në të dytën dhe 4000 në fazën e tretë. Shefi i qeverisë tha se nga sot Shqipëria hyn në një epokë të re.

“Sot kemi hyrë në epokë të re dhe falë pranisë së kësaj kompanie prestigjioze çelim siparin e një faze ku të tjera kompani në tregun e automobilave do shfaqen duke plotësuar dhe zhvilluar një mozaik që ka disa gurë të vegjël në Elbasan e Librazhd në disa filiale modeste, por premtuese dhe këtë gur të rëndësishëm siç është Yura, pas një procesi të gjatë pengesash dhe një procesi jo të shkurtër negocimi”.-tha Rama.

Kryeministri gjithashtu bëri me dije arsyet pse Yura Corporation erdhi në Shqipëri.

“Yura ka zgjedhur të çelë një filial në Poloni e Shqipëri mes shumë zgjedhjesh në Evropë. Kemi transformuar programin e Shqipërisë një euro, nga një program për falje uzinash, kapanonesh e pronash shtetërore të mbetura djerrë si rezultat i kontratave tërësisht të pambështetura në plane serioze e kompani serioze investimesh në një program real investimi që na sjell përmes Yurës 600 vende të reja pune dhe një fazë të dytë afro 1100, duke synuar që suksesi i këtyre dy fazave të para të na çojë te një fazë të tretë siç e parasheh kompania për të arritur në 4 mijë punonjës në rang vendi në Shqipëri,” tha Rama.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi edi rama investimi i automobilave yura corporation edi rama investimi i automobilave yura corporation

Sondazh

Poll