Ekonomi

Arrestoi të varfrit dhe sot shkel ligjin hapur, qeveria Rama s’jep kompesimin e premtuar për energjinë elektrike (Peticioni

11 Korrik 2019, 14:56 Nga DOSJA
Arrestoi të varfrit dhe sot shkel ligjin hapur, qeveria Rama s’jep

Për 38 muaj e 12 ditë, Këshilli i Ministrave ka shkelur ligjin “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” që vetë propozoi në Kuvend në 2015.

Ishte koha e aksionit të energjisë, u prenë lidhjet e paligjshme, u ndërprenë linjat e atyre që nuk paguanin, u burgosën ata që kishin bërë lidhje të paligjshme. Ishte koha kur të pamundurit e burgosur, arrinin deri në vetëvrasje pasi lanë shtëpinë pa energji. Çmimi i energjisë në atë kohë ishte i përshkallëzuar.

Deri në 300 kilovatë, paguhej 7 lekë dhe më shumë se 300 shkonte rreth 11 lekë për kilovat. Ky ligj, i quajtur abuziv, u zëvendësua me një ligj tjetër që vinte një çmim fiks për energjinë, rreth 9 lekë për kilovatë.

 

 

Përpara akuzave për rirjten e çmimit për të varfërit, në nenin 95 të ligjit të ri, Qeveria parashikoi që do të kishte 210 kilovatë (1800 lekë) kompensim monetar për familjet në nevojë. Siç thuhet në nenin 108 të këtij ligji, Këshilli i Ministrave duhet të bëjë gati vendimin për kompensim të familjeve në nevojë, brenda 12 muajve nga miratimi. Në 30 prill te 2016 ishte afati i fundit për Këshillin e Ministrave, por sot, pas 3 vitesh e 2 muaj, nuk është bërë asgjë.

Të varfërit paguajnë energjinë njësoj si të pasurit. Me ligjin e vjetër, ata ishin shtresë e mbrojtur, të pasurit e paguanin 3.5 lekë për kilovat më shumë. Kryeministri e ka kundërshtuar vazhdimisht faktin që ka rritur çmimin e energjisë për të varfërit, sot është përballë një peticioni që po e firmosin mijëra qytetarë në nevojë.

Deri tani ka shkuar në 2500 numri i atyre që kërkojnë vetëm zbatimin e ligjit nga Kryeministri. Dëshmitë e qytetarëve flasin qartë për pamundësinë financiare, për buxhetin e reduktuar. Më shumë se 2 të tretat e të ardhurave mujore shkojnë për pagesën e energjisë dhe të ujit. Nëse nuk paguajnë mbeten në errësirë.

Ndërsa peticioni vazhdon të firmoset, po shndërrohet në një akuzë të rëndë, për një qeveri që erdhi me premtimin e mbrojtjes së shtresave të varfra dhe u ngarkoi atyre gjithë peshën e taksave dhe tarifave që duhet për të mbajtur oligarkët me PPP.

(f.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale edi rama energjia elektrike këshilli i ministrave edi rama energjia elektrike këshilli i ministrave

Sondazh

Poll