Ekonomi

Harrojeni plazhin, nga nesër moti vjen me surpriza, shtrëngata në të gjithë vendin

9 Korrik 2019, 18:08 Nga DOSJA
Harrojeni plazhin, nga nesër moti vjen me surpriza, shtrëngata në

TIRANË- Moti do të ketë surpriza në ditët në vijim. Sipas Institutit të Gjeoshkencës Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nesër në të gjithë qytete do të ketë rreshje të mëdha shiu .

Sipas ISHEUM rreshjet në shumë qytete do të shoqërohen me shtrëngata. “Sot pasdite (e martë dt.09) dhe nesër (e mërkurë dt.10) priten reshje në gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan reshjet priten të jenë mesatare të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera reshjet priten të jenë të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Duhet theksuar që shumica e reshjeve do të jenë nesër”, thuhet në njoftimin e IGJEUM.

Javët e fundit të gjithë jemi ankuar nga temperaturat e larta, por me sa duket ditëve me diell po u vjen fundi.

TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 30 °C
në vendet e ulëta: 21 / 30 °C 
në vendet malore: 17 / 22 °C

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale parashikimi i motit rreshje shiu sezoni veror parashikimi i motit rreshje shiu sezoni veror

Sondazh

Poll