Aktualitet

Meta s’e dekretoi në krye të Akademisë së Shkencave, reagon Skënder Gjinushi

12 Korrik 2019, 10:01 Nga DOSJA
Meta s’e dekretoi në krye të Akademisë së Shkencave,

Tiranë- Pas mos-dekretimit si kreu i Akademisë së Shkencave nga Presidenti Ilir Meta,  ka reaguar  edhe Skënder Gjinushi. Ai është shprehur se vendimi i Metës është një dekret nul.  “Meta vazhdon të nxjerrë dekrete nul. Meta nëpërmjet dekreteve nul vazhdon të anulojë zgjedhjet”. ”, kështu është shprehur Gjinushi për Report Tv.

Theksojmë se Presidenti Ilir Meta, ka përdorur forcën e dekretit për të refuzuar emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkenacave. Me një dekret presidencial, Meta ka dhënë arsyet pse sipas tij, ka bërë këtë refuzim. Sipas tij procesi i zgjedhjes së Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka qenë me probleme, dhe në momentin e zgjedhjes, Gjinushi ishte kryetar Partie. Gjinushi është zgjedhur kryetar i ASH më 24 maj, ndërkohë që largimi nga partia rezulton në datën 5 qershor, duke shkelur kështu ligjin për zgjedhjen e kryetarit të ASH.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta meta s'dekreton gjinushin reagon gjinushi zgjedhjet në akademinë e shkenave ilir meta meta s'dekreton gjinushin reagon gjinushi zgjedhjet në akademinë e shkenave

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Korrik 2019, 09:20

TIRANË– Një vogëlush ka arritur të mposhtë sëmundjen e rëndë të kancerit duke iu rikthyer jetës normale si të gjithë fëmijët e tjerë. Rogeni, djali q...