Bota

CNN: Sekretarja e shtypit Jen Psaki planifikon të japë dorëheqjen nga administrata e Biden

1 Prill 2022, 19:37 Nga DOSJA
CNN: Sekretarja e shtypit Jen Psaki planifikon të japë dorëheqjen

SHBA- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë në Nju Jork Jen Psaki planifikon të largohet nga administrata e Bidenit në javët e ardhshme dhe të shkojë në MSNBC. CNN shkruan se Psaki nuk ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë me rrjetin kabllor progresiv të lajmeve, por bisedimet janë në fazën e avancuar.

Axios , i cili i pari dha lajmin, raportoi se Psaki do të prezantojw një shfaqje për platformën e transmetimit të NBC, Peacock. Ajo gjithashtu do të shfaqet në emisionet e MSNBC. Ndwrkohw qw MSNBC nuk pranoi ta komentojë kwtw njoftim.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nuk pranoi të konfirmojë planet e ardhshme të Psaki. Por zyrtari tha: Jen është këtu dhe punon shumë çdo ditë në emër të Presidentit për t’ju marrë përgjigjet për pyetjet që keni, dhe këtu është fokusi i saj.

Nuk është e qartë se kush do ta zëvendësojë Psaki-n kur ajo të japë dorëheqjen. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje, por zëvendës sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre pothuajse me siguri do të jetë në shqyrtim. Drejtoresha e komunikimit e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield, e cila bëri debutimin e saj duke informuar shtypin këtë javë, është gjithashtu një pretendente e mundshme.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jen psaki shtepia e bardhe jen psaki shtepia e bardhe

Sondazh

Poll