Bota

Ukraina mohon se Kievi qëndron pas sulmit në depon e karburantit në Belgorod

1 Prill 2022, 19:02 Nga DOSJA
Ukraina mohon se Kievi qëndron pas sulmit në depon e karburantit

UKRAINË- Zyrtari më i lartë i sigurisë së Ukrainës ka mohuar akuzat e Moskës se Kievi qëndron pas sulmit në një depo nafte në qytetin rus të Belgorodit.

“Për ndonjë arsye, ata thonë se ne e bëmë atë, por sipas informacioneve tona, kjo nuk i përgjigjet realitetit”, tha sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, Oleksiy Danilov.

Në orët e fundit, Rusia ka pohuar se dy helikopterë ukrainas Mi-24 ishin përgjegjës për sulmin, i cili shkaktoi një zjarr në depon e karburantit. Moska njoftoi se helikopterët sulmuan pasi kaluan në hapësirën ajrore ruse në një lartësi jashtëzakonisht të ulët, të premtën herët, rreth orës 5 të mëngjesit. Rusia shtoi se uzina në Belgorod nuk e furnizon me karburant ushtrinë.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi oleksiy danilov lufta ukraine-rusi oleksiy danilov

Sondazh

Poll