Bota

VIDEO/ Ushtria ukrainase ndan çmimet Oscars, shtatë videot më të mira nga lufta

1 Prill 2022, 08:20 Nga DOSJA
VIDEO/ Ushtria ukrainase ndan çmimet Oscars, shtatë videot më

UKRAINË- Ukraina ka vendosur të bëj versionin e saj parodik të Oscars, ku kanë përzgjedhur shtatë video që pasqyrojnë momentet më të mira të luftës deri më tani.

Sipas Daily Mail, ministria e Mbrojtjes shpalli çmimet duke përfshirë filmin më të mirë për një luftanije ruse të djegur pasi u godit nga një raketë balistike në Detin e Zi dhe Kinematografia më e mirë për rrëzimin dramatik të një helikopteri.

Ndërkohë, traktorët ukrainas që tërhoqën tanket ruse u vlerësuan si aktori më i mirë dytësor në përpjekjet luftarake të vendit. Është shembulli më i fundit i fitores së Ukrainës në luftën e informacionit kundër Rusisë, me llogaritë e saj zyrtare shtetërore që postojnë rregullisht meme virale për të fituar mbështetje në mbarë botën.

Këtu është një përmbledhje e videove me çmimet kryesore në Oscar 2022 të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës:

Filmi më i mirë: Luftanija ruse në Berdyansk:

Aktori më i mirë në rol dytësor: Traktori ukrainas në filmin “Zbutja e mendjemprehtë”:

Filmi më i mirë ndërkombëtar: Bayraktar, Kënga e një mysafiri turk:

Kinematografia më e mirë: A Kiss From Stinger:

Kënga më e mirë: Himni i Ukrainës nga vajzat UA në Kharkiv Bomb Shelter:

Aktorja më e mirë: Javelin për performancën e fuqishme në Burning Orcs:

Dizajni më i mirë i prodhimit: Ambush, From UA Army With NLAW:

Rusia ndryshe nga Ukraina ka vazhduar taktikat e saj të dezinformimit në internet, duke pretenduar sukses në ‘operacionin e saj të denazifikimit’ pavarësisht se trupat e saj nuk arritën të kapnin një qytet të vetëm të madh pas pesë javësh lufte dhe disa njësi u tërhoqën përsëri në Bjellorusi.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/Moska tërhiqet nga Çernobili, Zelensky kërkon armë dhe ndihmë, rinisin bisedimet!

(j.c)/dosja.al 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll