Art&Argëtim

“Dita e Gënjeshtrave”! Pse quhet kështu data 1 Prill, si lindi tradita shekullore

1 Prill 2022, 10:03 Nga DOSJA
“Dita e Gënjeshtrave”! Pse quhet kështu data 1 Prill, si

TIRANË- Ata që gënjejnë dhe gënjehen në 1 Prill, quhen sipas traditës “Budallenjtë e Prillit” dhe nëpër botë kjo ditë ndryshe njihet si “Dita e Budallenjve” (April Fool’s Day).  Dita e Gënjeshtrave në Shqipëri luhet shumë nga të gjithë moshat. Shqiptarët ndryshe nga vendet e tjera përpiqen që të rikrijojnë skenare dhe hile të besueshme dhe të rënda që i mashtruari të mbes për shumë kohë i shokuar nga mashtrimi. 

Si lindi kjo traditë që festohet në të gjithë botën?

Disa historianë spekulojnë se Dita e Gënjeshtrave të Prillit daton që nga viti 1582, kur Franca kaloi nga kalendari Julian në kalendarin Gregorian. Njerëzit që ishin të ngadaltë për të marrë lajmin ose nuk e kuptuan se fillimi i vitit të ri ishte zhvendosur në 1 janar dhe vazhdoi ta festonte atë gjatë javës së fundit të marsit deri në 1 prill, u bë shtylla e shakave dhe mashtrimeve, raporton History.com

Më 1 Prill 1700, anglezët filluan të popullarizojnë traditën vjetore të ‘ditës së gënjestrave’ duke luajtur shaka praktike me njëri-tjetrin. Kjo festë është festuar për disa shekuj nga kultura të ndryshme, por origjina e saj e saktë mbetet një mister.

Dita e Gënjeshtrave të Prillit u përhap në të gjithë Britaninë gjatë shekullit të 18-të. Në Skoci, tradita u bë një ngjarje dy-ditore në të cilën njerëzit dërgoheshin në punë të rreme dhe më pas shaka të tipit vendosja e një shkrimi ‘Më shkëlmo” mbi shpinë.

Shakaja më e çmendur që ka ndodhur ndonjëherë konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj. Në Skoci, 1 prilli zgjat 2 ditë. Ditën e dytë njerëzit shpesh goditen papritur nga pas. Në Kanada dhe Angli, gënjeshtrat e 1 prillit lejohen të thuhen deri në mesditë. Pastaj loja mbaron.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

argetim argetim 1 prilli 1 prilli

Sondazh

Poll