Art&Argëtim

Pas akuzave ndaj Gjikos për përdhunim dhe mashtrim, vjen reagimi i Elita Rudit

31 Mars 2022, 15:52 Nga DOSJA
Pas akuzave ndaj Gjikos për përdhunim dhe mashtrim, vjen reagimi i

KOSOVË- Pak ditë më parë reperi Asdren Gjikolli i njohur me nofkën “Gjiko” ka qenë në krye të mediave rozë lidhur me një aktakuzë për abuzim seksual dhe mashtrim i një të miture vite më parë.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, moderatorja, Elita Rudi përmes një video të publikuar në “Instagram” ditën e sotme ka vendosur të reagoj në lidhje me ngjarjen.Ajo ka publikuar një video në makinë me Gjikon teksa i puth dorën, duke treguar kështu mbështetjen e saj ndaj bashkëshortit dhe injoruar komentet negative.

Vetë Gjiko reagoi pak ditë më parë ku u shpreh se  nuk i ka premtuar askujt karrierë dhe nuk ka përdhunuar një të mitur, e aq më pak t’a ketë droguar.

Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare. Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar Gjiko.

Gjiko dhe Elita janë të martuar prej gati 4 vitesh dhe kanë dy fëmijë së bashku, Zërin 3vjeç dhe Botën 1 vjeçe.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz akuzat ndaj gjikos asdren gjikolli elita rudi akuzat ndaj gjikos asdren gjikolli elita rudi

Sondazh

Poll