Ekonomi

10 pro/ Komisioni i Ekonomisë rrëzon kandidaturën e Spahos, për anëtar të Këshillit në BSH

31 Mars 2022, 16:21 Nga DOSJA
10 pro/ Komisioni i Ekonomisë rrëzon kandidaturën e Spahos,

TIRANË- Komisioni i Ekomomisë ka rrëzuar propozimin e opozitës për kandidaturën e Mateo Spahos, për anëtar të Këshillit mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Pro rrëzimit të këtij propozimi ishin 10 vota ndërkohë që kundër vetëm 6 vota. Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj u shpreh se Spaho nuk plotëson kriteret ligjore.

“Komisioni i Ekonomisë lidhur me propozimin e kryetari të grupit parlamentar të PD ka vijuar mbledhjen me dëgjesën e kandidaturës që u propozua dhe sipas raportit me 10 vota dhe 6 kundër komisioni vendosi se kandidatura e Mateo Spaho nuk plotëson kriteret ligjore të parashikuara në ligjin për BSH dhe ky raporti i është përcjellë seancës plenare”, u tha Felaj.

Ndërkohë që pas rrëzimit të propozimit, PD-ja ka bojkotuar votimin për emrat e propozuar nga PS-ja, duke njoftuar se nuk do i hedhin fletët në kuti.

Duke qenë se për kanditaturën e propozuar nga PD për në Këshillin Mbikëqyrës se BQ u përdor artificë procedurë për të mos kaluar në votim në seancë plenare atëherë edhe ne nuk do të marrim pjesë farë në votim për 2 kandidaturat e propozuar nga PS. Pra nuk i hedhim në kuti fletët me ngjyrë”, thuhet në mesazh.

Por edhe pse u këshilluan që të mos votonin disa nga deputetet demokratë dhe aleatët e tyre e kanë injoruar këtë veprim dhe kanë qendruar për të votuar në kuvend për propozimet e PS-së.

Tritan Shehu

Luan Baçi

Agron Shehaj

Isuf Çelaj

Albana Vokshi

Elda Hoti

Bujar Leskaj

Agron Duka

Dashamir Shehi

Fatmir Mediu

Vangjel Dule

Mesila Doda

Nusret Avdiu

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi ermonela felaj komisioni i ekomomisë mateo spaho ermonela felaj komisioni i ekomomisë mateo spaho

Sondazh

Poll