Ekonomi

Kriza prej luftës në Ukrainë, çmimet e produkteve të shportës bazë rriten me 33%

29 Mars 2022, 13:32 Nga DOSJA
Kriza prej luftës në Ukrainë, çmimet e produkteve të

TIRANË– Rritja e çmimeve të shportës ka qenë në vëmendjen e opinionit publik prej muajsh tashmë. Prej janarit çmimet e produkteve bazë kanë shënuar rritje mesatarisht me 33%.

Një familje shqiptare në mars i paguan produktet bazë të shportës mesatarisht 33% më shtrenjtë se dy muaj më parë.

Mielli është rritur me 36% ndërsa buka me 17%. E nëse dëshiron që tavolinës të mos i mungojnë bulmetrat, i njëjti gjalpë sot paguhet thuajse me dyfishin e çmimit që kushtonte në janar.

Edhe qumështi, kosi dhe djathi janë shtrenjtuar deri në 33%. Veza në janar kushtonte 17 lekë. Në mars, çmimi i vezës arriti 30 lekë për kokërr duke u rritur me 76% në dy muaj.

Rritjes së çmimeve nuk i ka shpëtuar edhe uji i pijshëm, Vaji i lulediellit dhe sheqeri. Në përgjigje të situatës qeveria ka krijuar një bord për kontrollin e çmimeve të produkteve ushqimore bazë./Euronews/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi rritja e cmimeve ne shqiperi shporta ushqimore rritja e cmimeve ne shqiperi shporta ushqimore

Sondazh

Poll

Ekonomi 27 Mars 2022, 05:18

Furtuna e çmimeve “kërcënon” turizmin

Turizmi po përballet me një furtunë çmimesh që nisi me energjinë e tani po përshkallëzohet me lëndët djegëse, ushqimet, detergjentët e një sërë hallkash ...