Ekonomi

Komisioni i Ekonomisë/Ibrahimaj: Duhet të nxisim konsumimin. Spaho:Rrisni pensionet e pagat

29 Mars 2022, 17:28 Nga DOSJA
Komisioni i Ekonomisë/Ibrahimaj: Duhet të nxisim konsumimin.

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar mbi rritjen e çmimeve. Për këtë arsye, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar se do të vendoset indeksimi i pensioneve me3.3% dhe jo 2.4% sa ishte parashikuar në fillim, në mënyrë që të përballohen kostot e shtuara.

“Problematika kryesore është nxitja e konsumit dhe mos lejimi i rënies së konsumit të brendshëm dhe kjo është arsyeja se pse ne kemi ndërhyrë me subvencione. Është e kuptueshme që në momentin e parë çmimet e larta mund të sjellin të ardhura shtesë, por me kalimin e kohës dhe me fillimin e ndikimit të këtyre çmimeve në konsumin vendas dhe në kërkesën e huaj do të materializohen në një reduktim të të ardhurave pasi do të ketë kërkesë më të ulët si nga brenda dhe nga jashtë, dhe shpenzimet konsumatore dhe kërkesa e huaj ulet dhe reduktohet Prodhimi i Brendshëm Bruto. Sigurisht që nuk është pozitive për asnjë buxhet kriza ekonomike e cila ka nisur”, tha Ibrahimaj.

Ndërkohë që opozita në komision ka deklaruar se për përballimin e krizës ekonomike,, duhet që të reduktohen taksat si dhe të rriten pagat po ashtu edhe pensionet. Këtë gjë e ka delaruar deputeti demokrat Edmond Spaho ditën e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë.

“Të heqësh një taksë apo ta reduktosh do institucione të forta për të kontrolluar që fitimi shkon tek qytetarët. Ka një mekanizëm tjetër, dhe është rritja e pagave dhe pensioneve pasi janë më të ulta në të gjithë Evropën dhe kemi çmimet e shportës më të lartat. Tani është koha që pagat e pensionet të rriten, pasi të gjithë marrin paga e pensione qesharake. Duke rritur pagat e pensionet do të rrisim edhe kontributet në sigurimet shoqërore por edhe konsumin. Pa konsum s’ka ditë të mira. Rrit për çdo vit pagat dhe pensionet kjo është politika që mund të ndihmoj qytetarët shqiptar të kapërcejnë këtë”, tha Spaho.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi delina ibrahimaj edmond spaho komisioni i ekonomise delina ibrahimaj edmond spaho komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll