Aktualitet

Kavajë, valë grabitjesh nëpër shtëpi, orenditë shtëpiake në duart e hajdutëve

12 Korrik 2019, 08:38 Nga DOSJA
Kavajë, valë grabitjesh nëpër shtëpi, orenditë

KAVAJË- Valë grabitjesh në fshatrat e Kavajës. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se brenda kësaj jave në fshatin Hajdaraj të njësisë administrative Synej, janë vjedhur 10 shtëpi.  Banorët e fshatit kanë njoftuar policinë e cila ka nisur punën për të kapur autorët e vjedhjeve.

Po të njëjtat burime, i thanë Dosja.al se shtëpitë e vjedhura janë të banorëve të cilët janë emigrantë në Itali. Shtëpitë janë pa përkujdesje, duke i lehtësuar kështu punën grabitësve.  Mësohet se ky vjedhjet e banesave në Itali janë kthyer në zakon në fshatrat e Kavajës.

Grabitjet janë kthyer problem në disa qytete të vendit. Në Himarë, në fshatin Vuno një çift të moshuarish u dhunua një javë më parë nga grabitësit të cilët kërkonin të merrnin vaj ulliri, zahire dimri dhe 800 euro.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vjedhje ne kavaje vjedhje ne kavaje

Sondazh

Poll